Fondi për të Drejtën Humanitare, Shoqata “Juristi” dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, Shpallin konkurs për regjistrimin e gjeneratës së dytë të studentëve të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale, që do të mbahet në Beograd nga data 18 deri më 29 nëntor 2013

  

Mbi shkollën

Shkolla rajonale e drejtësisë tranzicionale është program dhjetëditor i arsimimit joformal mbi instrumentet për ballafaqimin me të kaluarën. Vijuesit e Shkollës do të dëgjojnë ligjëratat mbi faktet e vërtetuara në proceset gjyqësore para Tribunalit të Hagës dhe para gjykimeve kombëtare për krime të luftës, mekanizmat jashtëgjyqësor për vërtetimin e fakteve mbi krimet e së kaluarës, të drejtat e viktimave të shkeljes së të drejtave të njeriut në reparacione dhe në kontributin e arkivave dhe të mediave në vërtetimin e përgjegjësisë, kulturën dhe konfliktin e kujtesës dhe procesin e pajtimit në shoqëritë post-konfliktuoze. Krahas kësaj, studentët do të kenë rastin të bisedojnë mbi proceset e përparimit të zbatimit të strategjisë së drejtësisë tranzicionale në Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi me ekspertët e këtyre vendeve. Në kuadër të Shkollës janë paraparë vizita në vendet e vrasjeve në BeH, Kosovë e Serbi.

Aplikimi

Në konkurs mund të aplikojnë studentët e vitit të fundit të studimeve dhe të atyre post-diplomike, të universiteteve nga Bosnja e Hercegovina, Kosova dhe Serbia, anëtarët e partive politike, aktivistët e organizatave të shoqërisë civile dhe profesionistët e ri të punësuar administratën shtetërore (nëpunësit e ministrive të Bosnjës e Hercegovinës, Kosovës dhe Serbisë.).

Për aplikim është i nevojshëm dorëzimi,  me anë të postës elektronike, i biografisë, letra e motivimit dhe dy rekomandime (e-mail) në adresën tj-school@hlc-rdc.org në gjuhën angleze. Të gjitha shpenzimet në lidhje me Shkollën i bartë organizatori. . Përkthimi në gjuhën angleze do të ofrohet. Vijimi i Shkollës është pa pagesë. Konkursi është i hapur deri në datën 10 shtator 2013.

Na kontraktoni:

Fondi për të Drejtën Humanitare
Dečanska 12/IV
Beograd, 11000
Tel: (381 11) 3349 766
email: tj-school@hlc-rdc.org
www.hlc-rdc.org

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë
Eqrem Cabej 7 a
Prishtinë
Tel: +38138 243 488
email: teuta@hlc-kosovo.org
www.hlc-kosovo.org

Shoqata „Pravnik“
Porodice Ribar 49
Sarajevo, 71000
Tel: +387 61 290088
email: info@pravnik-online.info
www.pravnik-online.info

Share