Kallëzim penal kundër oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve për vrasjen e 21 civilëve shqiptarë me 25 Mars, 1999

Kallëzim penal kundër oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve për vrasjen e 21 civilëve shqiptarë me 25 Mars, 1999

#IzSudnice - Sajt  - 3Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) me datën  02.07.2013  parashtroi pranë Prokurorisë për  Krime të Luftës në Republikën e Serbisë, kallëzim penal kundër Dushko Shljivanqaninit ish-komandantit të Batalionit Kufitar 53 të Ushtrisë Jugosllave (UJ) tani përfaqësues i komandantit të Qendrës për trajnim të forcave tokësore të Ushtrisë së Serbisë dhe Vasilije Rangelovit, kapterit të UJ,  komandantin e karaullës në Goden dhe disa pjesëtarë të panjohur të Batalionit Kufitar 53 të UJ për krime lufte kundër civilëve të kryera me datën 25.03.1999 në fshatrat dhe Zylfaj/Zulfaj dhe Goden (komuna Gjakovë/Đakovica).


Fshati Goden gjendet rreth 2.5 km në veri-lindje ndërsa fshati Zylfaj rreth 2,5 km në veriperëndim nga ish-karaulla Goden e UJ. Në karaullë Goden ishte i pozicionuar Batalioni  Kufitar 53 i UJ  nën përgjegjësinë e të cilëve ishin edhe zonat e fshatrave Goden dhe Zylfaj.

Me vendim të Qeverisë Federale me 21 Korrik 1998 zona kufitare e cila kontrollohej nga UJ nga 100 metra ishte zgjeruar në 5 kilometra, me ketë vendim dhe këto fshatra zyrtarisht u vunë nën kontrollin e Batalionit Kufitar 53 të UJ.

Sipas dëshmive të vendasve që u janë dhënë përfaqësuesve të Komisionarit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, FDH-së dhe mediave, në mëngjes, me datën 25 mars të vitit 1999 pjesëtarët e UJ nga drejtimi i karaullës kanë hyrë në fshatin Goden. Shumica e meshkujve të fshatit ishin në shtëpinë e familjes Morina duke i ngushëlluar për vdekjen e një anëtari të familjes. Pjesëtarët e UJ kishin hyrë në shtëpi të familjes Morina, i kishin nxjerrë të gjithë në oborr, dhe pastaj i kishin ndarë diku rreth njëzet meshkuj, nga gratë, fëmijët dhe të moshuarit. Meshkujt i kishin marrë nga oborri dhe i kishin rreshtuar në front të shtëpisë së një vendasi dhe i kishin urdhëruan që të ngrenë duart mbi kokat e tyre. Gjatë tërë kohës i kishin drejtuar armët e tyre në drejtim të meshkujve. Gjatë kësaj kohe, pjesëtarët e ushtrisë jugosllave i dëbuan nga shtëpitë edhe vendasit e tjerë. Gratë, fëmijët dhe pleqtë i dërguan në oborrin e shkollës fillore të fshatit. Kur ata i futën në kopsht dhe i ulën në tokë, UJ ia kishin vënë zjarrin shkollës dhe pastaj filluan ti djegin të gjitha shtëpitë dhe stallat në fshat. Pas një kohe, ata kishin marr gratë, fëmijët dhe pleqtë duke i dërguar në drejtim të kufirit me Shqipërinë. Ndërsa kolona e vendasve kalonte pranë livadhit e familjes Osmanaj i kanë parë meshkujt të cilët UJ i kishte mbajtur në mëngjes nga  shtëpia e familjes Morina. Pas disa minutash, nga drejtimi i livadhit ishin dëgjuar të shtëna armësh që kishin zgjatur disa minuta. Gratë dhe fëmijët janë urdhëruar që një nga një ta kalonin kufirin nga më pak se 100 metra nga karaulla.

Owen O’Sullivan, vëzhgues i OSBE-së dhe ish oficer i Ushtrisë së Republikës së Irlandës ishte duke e vëzhguar hyrjen e UJ në Goden, ndarjen e meshkujve nga gratë dhe fëmijët, dërgimin e grave dhe fëmijëve deri në kufi. Nga vend vëzhgimi ku ai i përcillte ngjarjet në Goden / Goden nuk mund të shihte aktin e ekzekutimit, por O’Sullivan ka dëgjuar breshëri të shtëna armësh.
Po atë mëngjes, pjesëtarët e Batalonit Kufitar 53 të UJ kanë hyrë në fshatin e afërm Zylfaj / Zulfaj. Banorët shqiptarë janë urdhëruar të largohet nga shtëpitë dhe në kolonë të largohen nga fshati dhe të shkojnë në Gjakovë / Đakovica. Kur pjesëtarët e panjohur të UJ kishin hyrë në shtëpinë e familjes Prushi,  i urdhëruan familjarët që të largoheshin nga fshati. Muhamet Prushi (84 vjet) kishte refuzuar të largohej nga shtëpia. Muhameti i cili ishte i shtrirë në shtrat, ishte qëlluar me pushkë automatike para syve të anëtarëve të familjes.
Vendasit e Godenit / Goden ishin kthyer në fshat në mes të qershorit të vitit 1999. Në shtëpinë e familjes Osmanaj kishin gjetur copa të rrobave dhe gjësendeve personale të meshkujve të mbajtur si dhe disa kocka të djegura të njeriut. Ekspertiza vërtetoi që eshtrat i përkasin katër meshkujve, identiteti i të cilëve nuk mund të përcaktohet. Zhdukja e meshkujve nga Godeni ishte  evidentuar në listën e të zhdukurve të KNKK.

Dokumentet e UJ dhe dëshmitë e dëshmitarëve okularë tregojnë përgjegjësinë e Komandantit  të Batalionit Kufitar 53 dhe komandantit të karaulles së Godenit për shkelje të Protokollit Shtesë (I) të Konventës së Gjenevës i cili në nenin 86 dhe 87 parashikon detyrimin e komandantit që të mbikëqyrë të nënshtruarit e tij, si dhe përgjegjësinë në rast të mos përmbushjes së këtij detyrimi.

Hetimi duhet të përcaktoj se kush e ka dhënë urdhrin për të “pastruar” këto fshatra. Konkretisht, në ditarin e luftës të oficerët të panjohur të UJ të cilin e gjeten banorët e Godenit pas kthimit e tyre në fshat, ku shkruante se 7 (shtatë) ushtarë ishin të përfshirë në “pastrimin” e Godenit.

Emrat e viktimave të Godenit/Goden:

Shaban (Binak) Feraj (1935), Sali (Tahir) Osmanaj (1930), Jonuz (Binak) Morina (1936), Miftar (Ramë) Osmanaj (1949), Neshat (Sadik) Feraj (1952), Zymer (Sali) Osmanaj (1957), Ali (Bajram) Feraj (1958), Hamëz (Mahmut) Osmanaj (1959), Ramë (Hasan) Feraj (1955), Hysen (Hasan) Feraj (1959), Binak (Hasan) Feraj (1962), Islam (Hasan) Feraj (1969), Vahdet (Sadik) Morina (1965), Bedri (Ramdan) Osmanaj (1969), Metush (Demir) Morina (1969), Vesel (Bajram) Morina (1970), Mehmet (Ali) Osmanaj (1972), Bashkim (Dervish) Osmanaj (1975), Blerim (Muhamet) Morina (1975), Faik (Xheladin) Osmanaj (1979).

Share