Gjykatat serbe “po dështojnë” me viktimat e torturave të luftës

Dëmshpërblimet që i jepen viktimave të torturave dhe abuzimit gjatë luftës së viteve 1990 janë të pakta, ndërsa gjyqet janë të gjata dhe shteti po përpiqet të fshehë rolin e tij në konflikt, thotë një raport i ri.

Ka mungesë vullneti nga qeveria serbe dhe gjykatat për të gjykuar dhe për të dëmshpërblyer viktimat e torturave, tha Sandra Orlovic, drejtoresha  e Qendrës së të Drejtës Humanitare, në lansimin e raportit vjetor për rastet e torturave, të mërkurën.

“Kjo cështje nuk është në axhendën e ndonjë prej partive politike. Për më tepër, gjykatat që  duhet të jenë vende ku njerëzit kërkojnë drejtësi janë epiqendra e keqkuptimeve të thella të konceptit të të drejtave të njeriut”, tha Orlovic.

Tetëmbëdhjetë raste dolën para gjykatave serbe në vitin 2012 në lidhje me abuzimet dhe torturat që ndodhën në vitet 1990 në Serbi. Nga këto, vetëm gjashtë rezultuan në vendime në favor të viktimave.

Një nga viktimat, Senad Jusufbegovic, foli për përvojën e tij të abuzimeve gjatë luftës në lansimin e raportit.

“Pasi forcat serbe të Bosnjës pushtuan Zhepën dhe Srebrenicën, u përpoqa me babanë tim, të notoja përmes lumit Drina për në Serbi. Sapo arrita kufirin u arrestova nga ushtria serbe dhe u transferova në kampin e burgimit Sljivovica… nga aty, pas disa ditëve, më transferuan në një kamp burgimi në Mitrovopolje, ku u burgosa për tetë muaj”, tha Jusufbegovic.

“Na rrihnin rregullisht; nuk mund të shkoje në tualet pa të rrahur dikush”, shtoi ai.

Jusufbegovic, bashkë me katër të burgosur të tjerë, hapën gjyq në viti 2007 duke i kërkuar Serbisë 6.5 milionë dinarë (57, 000 euro) si dëmshpërlbim por kërkesa e tij u refuzua në vitin 2012.

Tanja Drobnjak, avokate me përvojëë të gjërë në përfaqësimin e viktimave në këto raste, tha se gjyatat janë në anën e shtetit.

“Gjykatat zakonisht japin verdikte që thonë se ata që vuajtën duhet të kërkojnë për dëmshpërblime nga autorët e krimeve drejtëpërdrejtë dhe jo nga shteti. Dhe duke qenë se nuk dihet se kush janë autorët e krimeve, kjo nuk iu jep mundësi viktimave të arrijnë ndonjëherëe drejtësi”, tha Drobnjak.

Petar Zmak, avokat i rasteve të dëmshpërblimeve në Qendrën e të Drejtës Humanitare thotë se kanë tre karakteristika kryesore.

“Pikë së pari është sjellja e gjyqtarëve ndaj viktimave- janë zakonisht shumë të ashpër që i traumatizon më tepër viktimat. Së dyti, rastet janë të gjata, afërsisht zgjatin pesë vite. Dhe së treti, shuma e parave që iu jepet është zakonisht shumë e vogël”, tha Zmak.

Marija Ristic

 

Share