Fillon me punë shkolla e parë rajonale për drejtësi transicionale

Të martën më 22 janar 2013 ka filluar me punë shkolla e parë rajonale për drejtësi transicionale. Sandra Orlloviq, drejtoreshë ekzekutive e Fondit për të drejtën humanitare me rastin e hapjes së punimeve të shkollës theksoi rëndësinë e njohjes së fakteve mbi të kaluarën ngaqë në këtë mënyrë bëhemi rezistent karshi miteve të cilët gjithmonë shërbejnë si pararendës në luftëra, njohja e së kaluarës ndihmon që më mirë të kuptojmë gjendjen e tanishme shoqërore dhe disa tema universale dhe sepse në këtë mënyrë në mënyrë simbolike iu japim respektin të gjitha viktimave dhe i njohim vuajtjet e tyre.

Almin Škrijelj, kryetar i shoqatës “Juristi” nga Sarajeva tha se është e nevojshme të bisedohet për të kaluarën dhe se seminaret edukative dhe shkollat e këtij lloji i ofrojnë njerëzit e regjionit. Vladan Avramović, këshilltar politik në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Beograd theksoi se motivi i Britanisë së Madhe që të përkrahë shkollës rajonale qëndron në faktin se përmes saj investohet në të rinjtë të cilët në të ardhmen do të jenë në gjendje të marrin vendime të rëndësishme për shoqëritë e tyre.

Gjatë dhjetë ditëve në vijim, 25 pjesëmarrës nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Kosova do të dëgjojnë ligjëratat në temat e ndërlidhura për drejtësinë transicionale: gjykimet para Tribunalit Penal ndërkombëtar për ish-Jugosllavi, roli i arkivave në ruajtjen e kujtesës, dëmshpërblimeve, kulturën e kujtesës, komisioneve për të vërtetën dhe pajtimin, rolin e medieve në procesin e vërtetimit të fakteve dhe përgjegjësinë dhe reformave institucionale në shoqëritë post-konfliktuoze. Në kuadër të shkollës do të organizohet edhe vizita njëditore Vukovarit dhe Prijedorit.

Shkollën rajonale për drejtësi transicionale e organizojnë Fondi për të drejtën humanitare nga Beogradi, Shoqata “Juristi” nga Sarajeva dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë nga rishtina. Organizimin e shkollës rajonale për drejtësi transicionale financiarisht e kanë përkrahur ambasadat e Britanisë së Madhe në Beograd, Sarajevë dhe Prishtinë.

Share