Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale

Fondi për të Drejtën Humanitare, Shoqata “Juristi” dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë,

Shpallin konkurs për regjistrimin e gjeneratës së parë të studentëve të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale, që do të mbahet në Beograd nga data 22 deri në datën 31 janar të vitit 2013

Mbi shkollën

Shkolla rajonale e drejtësisë tranzicionale është program dhjetëditor i arsimimit joformal mbi instrumentet për ballafaqimin me të kaluarën. Vijuesit e Shkollës do të dëgjojnë ligjëratat mbi faktet e vërtetuara në proceset gjyqësore para Tribunalit të Hagës dhe para gjykimeve kombëtare për krime të luftës, mekanizmat jashtëgjyqësor për vërtetimin e fakteve mbi krimet e së kaluarës, të drejtat e viktimave të shkeljes së të drejtave të njeriut në reparacione dhe në kontributin e arkivave dhe të mediave në vërtetimin e përgjegjësisë, kulturën dhe konfliktin e kujtesës dhe procesin e pajtimit në shoqëritë post-konfliktuoze. Krahas kësaj, studentët do të kenë rastin të bisedojnë mbi proceset e përparimit të zbatimit të strategjisë së drejtësisë tranzicionale në Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi me ekspertët e këtyre vendeve. Në kuadër të Shkollës janë paraparë vizita në vendet e vrasjeve në BeH, Kosovë e Serbi.

 

Aplikimi

Në konkurs mund të aplikojnë studentët e studimeve post-diplomike të universiteteve nga Bosnja e Hercegovina, Kosova dhe Serbia, anëtarët e partive politike, aktivistët e organizatave të shoqërisë civile dhe profesionistët e ri të punësuar administratën shtetërore (nëpunësit e ministrive të Bosnjës e Hercegovinës, Kosovës dhe Serbisë.).

Për aplikim është i nevojshëm dorëzimi,  me anë të postës elektronike, i biografisë, letra e motivimit dhe dy rekomandime (e-mail) në adresën tj-school@hlc-rdc.org  Të gjitha shpenzimet në lidhje me Shkollën i bartë organizatori. Vijimi i Shkollës është pa pagesë. Konkursi është i hapur deri në datën 23 dhjetor të vitit 2012.

 

Na kontraktoni:

Fondi për të Drejtën       Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë            Shoqata „Pravnik“ Humanitare

Dečanska 12/IV                                Eqrem Cabej 7 a                                 Porodice Ribar 49

Beograd, 11000                                      Prishtinë                                        Sarajevo, 71000

Tel: (381 11) 3349 766                     Tel: +38138 243 488                      Tel: +387 61 290088

email: tj-school@hlc-rdc.org  email: teuta@hlc-kosovo.org  email: info@pravnik-online.info

www.hlc-rdc.org                        www.hlc-kosovo.org                        www.pravnik-online.info

Share