“Kush mund t’i fshijë gjurmët” Roli i arkivave në promovimin e të drejtave të njeriut

Në kuadër të kursit veror të Universitetit të Evropës Qendrore ‘Politika dhe praktikat në qasjen arkivave digjitale’, i cili është mbajtur nga data 2 deri në datën 6 korrik të vitit  2012 në Budapest, është organizuar një panel i diskutimeve mbi rolin e arkivave në mbrojtjen dhe në promovimin e të drejtave të njeriut. Fondin për të Drejtën Humanitare në këtë tubim e ka përfaqësuar arkivistja Stana Tadiq. Në panel kanë marrë pjesë edhe Gabriela Gavran, menaxhere e bazës së të dhënave të krimeve të luftës të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Zagrebit, Gabriella Ivacs, arkivistja kryesore e Arkivit të Shoqërisë së Hapur në Budapest, Nikolla Mokroviq, arkivist i Documente nga Zagrebi dhe Alice Nemcova, hulumtuese –koordinatore e OSBE-së.

Pjesëmarrësit kanë biseduar mbi mënyrat dhe metodologjitë në menaxhimin me arkivat e këtilla në Evropën Lindore dhe Qendrore, mbi rolin e dokumenteve dhe koleksioneve të dokumenteve, të cilat kanë lindur gjatë regjimit të represionit dhe rolin që ato kanë në shoqërinë post-konfliktuale. Temë e bisedës ka qenë edhe shfrytëzimi i lëndës arkivore në procesin e vërtetimit të procesit të përgjegjësisë penale dhe rolin e saj në kompensimin e viktimave dhe familjeve të tyre si dhe mbi shfrytëzimin e këtyre dokumenteve gjatë hulumtimeve të mëvonshme dhe rekontekstualizimit të dokumentacionit.

Si shembull të shfrytëzimit të dokumenteve primare me qëllim të ballafaqimit me të kaluarën së bashku me dokumentet të cilat fillimisht janë krijuar për qëllime të tjera dhe origjinën e kanë në burime të tjera, Stana Tadiq ka sjellë shembullin e Librit të Kujtimit të Kosovës, në të cilin është duke punuar Fondi për të Drejtën Humanitare. Ky libër është shembull i krijimit të narrativëve të shkurtë mbi viktimat e konfliktit në Kosovë, të shkruara  mbi bazën e të dhënave nga dokumentacioni i ndryshëm, primar dhe sekondar, deri te i cili Fondi për të Drejtën Humanitare ia ka dalë të  arrijë gjatë viteve të hulumtimit.

Share