Iavor Rangelov

Iavor Rangelov është hulumtues me bursë e mundësuar nga  Katedra e politikës globale të Shkollës Ekonomike të Londrës dhe të Shkencave Politike si dhe nënkryetar i Rrjetit të Londrës për Drejtësi Tranzicionale. Gjithashtu  ka bursë në programin e kërkimit dhe trajnimit të studimit  të jashtëm të Politikes dhe Sigurisë Evropiane  ( EFSPS ), i cili financon hulumtimet e tija të post- doktoraturës dhe vizitat në Qendrën Evropiane të Politikave (Bruksel), Instituti i BE-së për Studime të Sigurisë ( Paris ), Instituti për Studime Ndërkombëtare në Barcelonë ( Barselona ) dhe T.M.C.  Asser Institutu (Hag).  Është duke punuar në një studim të qasjes evropiane në drejtësi dhe siguri në proceset e paqes dhe tranzicionit të pas konfliktit, i cili shqyrton rolin e shoqërisë civile në sigurinë globale. Që nga viti 2003 merr pjesë në nismat e shoqërisë civile dhe punës konsulente në Ballkanin Perëndimor dhe Afganistan.

Share

0 Comments

Leave A Reply






9 × 四 =