Zoran Pajic – Kryetar i Bordit Drejtues

Diplomoi në vitin 1968 në  Fakultetin  Juridik , Universiteti i Sarajevës, në të cilin në vitet 1976, 1981  dhe 1984 i kishte përfunduar studimet e magjistraturës dhe doktoraturës.

Në periudhën 1972-1992 ishte profesor i rregullt në Universitetin e Sarajevës, Departamenti i së Drejtës Ndërkombëtare Publike. Ka punuar në Vrije Univerziteteit Brussel (VUB); në Fakultetin e Drejtësisë dhe Qendrën për të Drejtën Penale Ndërkombëtare (1982); Komisionin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ad Hoc Grupin Punues të Ekspertëve të Afrikës Jugore; Gjenevë (1991-1995); Universitetin  Essex, Depatrmentin Ligjor dhe Qendrën për të Drejtat e Njeriut; Colchester (1992-1994) ICTY dhe Qendrën e Londrës të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Universitetin Kent (1997), Kings College London (1994-1999 ); UNDP në Bosnje-Hercegovinë (2000); në Grupin ndërkombëtar të Krizave në Bosnje-Hercegovinë (1999-2000 );  Institutin Mbretëror i Çështjeve Ndërkombëtare, Londër (1998-2001); Projektin e DFID për Siguri, Siguria, Qasja në Drejtësinë në Ballkan (2001); Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (Paddy Ashdown) të Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnje-Hercegovinë (OHR); (2002-2005), që nga viti 2001 punon për Qendrën e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF), aktualisht punon në Departamentin e Studimeve të Luftës, Kings College, Universiteti i Londrës. Ka publikuar punime shkencore të shumta në fushën e të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare publike.

Flet gjuhen frënge dhe angleze.

Share

0 Comments

Leave A Reply






− 2 = 零