Komunitetet pakicë ndihen më të sigurtë dhe lëvizin lirshëm pas pavarësisë së Kosovës, konstaton FDH
Izvor: Qendra për Informim e Kosovës – Kosova Information Center
Qendra për Informim e Kosovës – Kosova Information Center
Beograd, 30 maj Komunitetet pakicë që jetojnë në Kosovë kanë deklaruar se ndihen më të sigurtë dhe lëvizin lirshëm pas pavarësisë së Kosovës. Ky konstatim ka dalë nga hulumtimi i fundit i Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd. Sipas hulumtimit serbët dhe të tjerët janë të shqetësuar për mundësitë e vogla të punësimit të tyre. Sipas rezultateve të hulumtimit problemi i integrimit të komunitetit serb qëndron te vetë serbët, të cilët po përballen me presione të vazhdueshme të Beogradit. Pas 17 shkurtit pjesëtarët e kësaj pakice janë nxitur të reagojnë në mënyra të ndryshme, duke braktisur edhe vendet e punës dhe për të mos qenë pjesë e institucioneve në Kosovë.