Një grup analistësh politik, aktivistësh dhe përfaqësuesish të organizatave joqeveritare nga Kosova kanë vizituar Fondin për të drejtën humanitare

Beograd,17 janar –Një grup analistësh politik, aktivistësh dhe përfaqësuesish të organizatave joqeveritare nga Kosova kanë vizituar Fondin për të drejtën humanitare ku gjatë bisedës janë njoftuar me punën e FDH-së dhe aktivitetet e Iniciativës për themelimin e komisionit rajonal për përcaktimin e fakteve të të gjitha krimeve dhe shkeljeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut në territorin e Jugosllavisë së dikurshme në periudhën 1991-2001 (KOMRA).

poseta

Drejtoresha Ekzekutive e FDH-së, Natasha Kandiq ka prezantuar para mysafirëve qëllimet dhe detyrat e Iniciativës për KOMRA duke theksuar se çështja e fatit të të zhdukurve është më e rëndësishmja dhe se qeveria duhet të nxjerr në publik të dhënat për të zhdukurit.

 

 

Pjesëmarrësit u interesuan se si do të formohet komisioni i ardhshëm, mënyra se si do të kontrollohet, si dhe kush mund të jenë anëtarët/et  e  mundshëm/me të KOMRA-së.
Në kuadër të programit Platforma jo-zyrtare Kosovë-Serbi „Reconnection“ , Fondi Hartefact ka organizuar vizitën e parë të pjesëmarrësve nga Prishtina në Beograd,  me qëllim që përmes dialogut të definohen çështje kyçe të cilat do të shërbejnë si bazë për dialogun e ardhshëm ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Share