Josipoviq: Drejtësia, paqja dhe mirëkuptimi nuk arrijnë lehtë

BEOGRAD, 19 Korrik – Presidenti i Kroacis Ivo Josipoviq bisedoi sot me organizatat joqeveritare nga Serbia dhe tha që do të vazhdojë me angazhimin e tij politik për të kontribuar në çështjen e pajtimit në rajon

ivo01

“Në të kaluarën kam punuar në seminare dhe arsim por tani përmes politikës mund të bëjë ma shumë,” tha Josipoviq. Ai shtoi se qëndrimi i tij rreth pajtimit në rajon ka mbetur i pandryshuar.

“E di që koha për viktimat dhe të vrarët është duke ecur ngadalë, por gjithashtu drejtësia, paqja dhe mirëkuptimi nuk arrijnë lehtë,” tha presidenti kroat, duke shtuar se marrëdhëniet në rajon në kohë të fundit janë në rritje.

ivo02

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare,Natasha Kandiq shprehi kënaqësinë që në rrugët e Beogradit flamujt e Serbisë dhe Kroacisë qëndrojnë së bashku duke përfaqësuar “një shenjë të strategjive të reja dhe politikave të reja në rajon”.
“Ajo bëri thirrje Presidentit Josipovic si dhe politikanëve në rajon për të mbështetur procesin e ballafaqimit me të kaluarën për një ardhme më të mirë.

Në takim është  diskutuar për lëvizjen e lirë të njerëzve, problemet e kthimit të refugjatëve, për të drejtën e banimit dhe pronës, lirisë së mediave dhe për të drejtat e grupeve të margjinalizuara, siç janë LGBT popullata.

Share