Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi Rezolutën mbi pajtimin dhe dialogun politik ndërmjet vendeve t ëish-Jugosllavisë

Asambleja parlamentare më 26 janar 2011 ka miratuar Rezolutën 1786 (2011) me anë të së cilës thekson përkrahjen angazhimeve të shteteve post-jugosllave për vendosjen e pajtimit dhe marrëdhënieve ndërshtetërore, përshëndet angazhimin e tyre drejt bashkëpunimit regjional dhe vullnetin që të tejkalojnë trashëgiminë e së kaluarës.

Në Rezolutë është theksuar në mënyrë të veçant përkrahja për krijimin e Komisionit Regjional për konstatimin e fakteve mbi krimet e luftës në territorin e ish-SFRJ-së (KOMRA) qëllimi I së cilës është të jap respektin për të gjitha viktimat.

Rezolutës i ka paraprirë raporti i raportuesit të Komitetit për punë të jashtme Pietro Marcenaros, i cili gjatë punimeve të asamblesë parlamentare më 26 janar 2011 ftoi të gjitha vendet në regjionin e ish-Jugosllavisë të marrin pjesë në themelimin e KOMRA-s pa marrë parasysh statusin e tyre në mënyrë që ky komision të shërbejë për pajtimin e plotë dhe pranimin e viktimave.

Presidenti i Republikës së Serbisë Boris Tadiq mysafir i asamblesë parlamentare më 26 janar 2011 edhe një herë theksoi përkrahjen për themelimin e KOMRA-s dhe besimin e plotë se politika e pajtimit ka marrë përkrahjen në regjion.

Natasha Kandiq më 26 janar 2011 ka folur para Komitetit për politikë të jashtme mbi zhvillimet e Nismës për KOMRA dhe tha se ka ardhmëri si projekt ndërshtetëror me përkrahje të fortë të shqërive civile të shoqërive post-jugosllave.

Rezolutën

Rekomandimet

Share