FDH ka ushtruar padi penale kundër funksionarëve të luftës të Ministrisë së Drejtësisë në Serbi për krime lufte kundër popullatës civile

FDH ka ushtruar padi penale kundër funksionarëve të luftës të Ministrisë së Drejtësisë në Serbi për krime lufte kundër popullatës civile

#IzSudnice - Sajt  - 3Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) më 28 Maj 2010 ka ngritur kallëzim penal pranë Prokurorisë për krime lufte të Serbisë kundër 34 personave përgjegjës për vrasjen e mbi 90 dhe plagosjen e mbi 150 të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës te Istogu në Kosovë (tash e tuje në tekst si: Burgu i Dubravës), më 22 dhe 23 Maj të vitit 1999 pas sulmeve nga ana e aviacionit të NATO-s më 19 dhe 20 maj të vitit 1999 ndaj objekteve të këtij burgu.

Fletëdenoncimi është ushtruar kundër Dragoljub Jankoviqit, ministrit të atëhershëm të Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Zoran Stevanoviqit, zëvendësministrit të atëhershëm të Drejtësisë të Qeverisë së Serbisë dhe kryeshef i administratës për ekzekutimin e sanksioneve në burgje në Ministrinë e Drejtësisë, Obrada Stevanoviqit, gjeneral i policisë, ndihmësministër i atëhershëm i punëve të Brendshme i Republikës së Serbisë për Sektorin e Sigurisë Publike dhe komandant i njësive të veçanta të policisë dhe zëvendëskomandant i Shtabit të MPB-së të Republikës së Serbisë në Kosovë dhe Metohi, Bora Vlahoviqit, kryeshefit të atëhershëm të Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SPB) në Pejë, Radovana Paponjakut, kolonel i policisë, kryeshef i atëhershëm i Sektorit të Policisë së Trafikut në SPB-në e Pejës, Aleksandar Rakočeviqit, administratorit të Burgut të Dubravës dhe Miroljub Vidiqit, komandantit të sigurimit dhe shumë oficerëve dhe punëtorëve të shërbimit të sigurimit dhe rojtarëve në Burgun e Dubravës dhe shumë personave tjerë – pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, SPB-së së Pejës, Drejtoria e Policisë Komunale Istog, Drejtoria E policisë Komunale Klinë, Njësive të Veçanta të Policisë, Njësisë për Operacione Speciale të Sigurimit Shtetëror të Serbisë dhe Ushtrisë së Jugosllavisë për kryerjen e veprës penale krim kundër popullatës civile nga neni 142 alinea 1 të Ligjit Penal të Republikës Federale të Jugosllavisë (LP RFJ) në lidhje me nenin 22 KZ SRJ si bashkëpjesëmarrës.

Sipas rregulloreve të atëhershme në fuqi – Ligjin për zbatimin e sanksioneve penale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Serbisë, numër 16/99), Ligjit për përcaktimin e punëve të Republikës së Serbisë në fushën e zbatimit të sanksioneve penale dhe shkeljeve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Serbisë, numër 79/93) dhe Ligjit për zgjidhjen e konflikteve të ligjeve dhe konfliktit të kompetencave në zbatimin e sanksioneve (“Gazeta zyrtare e RFJ, numër 12/98), si dhe të gjitha akteve nënligjore për zbatimin e tyre,  të gjitha çështjet në lidhje me sanksionet penale, duke përfshirë edhe zhvendosjen e të burgosurve dhe të dënuarve, ishin në kompetence ekskluzive të Ministrisë së Drejtësisë të Qeverisë së Republikës të Serbisë, përkatësisht Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve penale.

Ministria e atëhershme e Drejtësisë, përkatësisht të paditurit Dragoljub Jankoviq si Minister i atëhershëm dhe Drejtoria për zbatimin e sanksioneve penale, përkatësisht i padituri Stevanoviq si drejtor i atëhershëm kanë qenë ekskluzivisht kompetent dhe përgjegjës edhe për funksionimin e shërbimit të sigurisë, shërbimit të rojeve gardianëve në institucionet korrektuese-përmirësuese, përkatësisht për mbajtjen e rendit dhe disiplinës, duke përfshirë rivendosjen e rendit në raste kur ky rend është lëkundur.

Organet tjera shtetërore, duke përfshirë forcat e armatosura (MPB-në dhe UJ-në) në rivendosjen e rendit në institucionet korrektuese-përmirësuese mund të angazhohet vetëm pas thirrjes së Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Drejtorisë së saj për zbatimin e sanksioneve penale. Kjo, vlen edhe për në gjendje të paqes dhe në gjendje të luftës në të cilën të paditurit dhe i  kanë kryer krimet në Burgun e Dubravës.

Dragolub Jankoviq, si Ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Serbisë dhe Zoran Stevanoviq, si zëvendësministër i Drejtësisë dhe drejtor i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve në burgje të Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Serbisë në mesin e prillit të vitit 1999 apo përafërsisht në atë datë, kanë përgatitë dhe dorëzuar tek drejtuesit e institucioneve korrektuese-përmirësuese dhe udhëheqësve të burgjeve hetuese në Serbi urdhërese të shkruar – që të gjithë shqiptarët të cilët ndodhen në institucionet e tyre të barten në Burgun e Dubravës. Në fund të prillit dhe në fillim të majit, në Burgun e Dubravës janë sjellur 1.004 shqiptarë, në mesin e të cilëve dhjetëra të burgosur politik, ish policë dhe pjesëtarë tjerë të MPB-së të Serbisë dhe personave të autorizuar dhe punëtorë të sigurimit shtetëror nga qendrat nga Kosova të cilët qeveria serbe i kanë dëbuar nga shërbimi shtetëror.

Të paditurit në pozitat dhe detyrat e caktuara në kohën e kryerjes së krimeve nga kjo drejtori, kanë pasur kontrollin e plotë dhe efektiv mbi të gjithë pjesëtarët e organeve shtetërore (policëve, ushtrisë dhe sigurisë) si dhe mbi të gjithë të tjerët të cilët për çfarëdo arsye kanë qenë të pranishëm në hapësirat, objektin dhe në përgjithësi Burgun e Dubravës. Kjo hapësirë është e rrethuar me mur të fuqishëm nën vëzhgimin e armëve, telave gjemborë, kullave vrojtuese, reflektorëve, sistemeve elektronike për vëzhgim, dhjetëra rojeve, gardianëve dhe pjesëtarë të policisë speciale të trajnuar për ruajtjen e këtyre institucioneve. Ashtu siç ishte rendi në hapësirat e Burgut të Dubravës, kanë mundur të hyjnë vetëm të paralajmëruarit dhe mbikëqyrësit të caktuar sipas detyrës zyrtare. Kjo vlen në kohë të paqes dhe të luftës. Zinxhiri komandues në strukturën shtetërore në sigurimin e Burgut të Dubravës në kohën e kryerjes së krimit nga data 16 deri më 24 maj 1999 nuk është ndërprerë për asnjë moment.

Të paditurit në vend që të mbrojnë të burgosurit, duke zbatuar urdhëratë e mbikëqyrësve sipas hierarkisë, kanë planifikuar, organizuar, dhënë urdhër dhe kanë qenë bashkëpjesëmarrës në vrasjen e të burgosurve shqiptarë të paarmatosur. Për vrasje kanë përdorur edhe armatosur burgosurit të nacionaliteti serb dhe malazias që është vetëm njëri nga faktet që vërtetojnë kontrollën e plotë dhe efektive nga eproret e paditur ndaj punëtorëve të paditur dhe ndaj të gjithë të tjerëve si dhe ndaj të burgosurve në Burgun e Dubravës.

Të paditurit janë përgjegjës për (por jo vetëm) sipas hierarkisë komanduese, por edhe përgjegjësisë individuale për të gjitha krimet e luftës nga kjo padi. Kjo është për atë arsye që jo vetëm që nuk i kanë parandaluar, ata jo vetëm që nuk i kanë ndaluar por madje kryerjen e krimit e kanë planifikuar, dhënë urdhër për zbatimin e tyre dhe kanë marrë pjesë në zbatim, pastaj edhe në shkatërrimin e gjurmëve të krimit dhe në fshehjen e kryerësve të veprës.

Në zbatimin e kësaj detyre, padyshim ka marrë pjesë edhe i padituri Obrad Stevanoviq, si epror nga Shtabi i MPB-së për Kosovë, pa pjesëmarrjen e të cilit detyra e kësaj natyre në rrethanat e luftës nuk ka qenë e mundur të zbatohet. Në këtë drejtim, duke pasur parasysh që të gjitha çështjet në lidhje me të drejtat dhe pozitën e të burgosurve dhe të ndaluarve, duke përfshirë edhe bartjen e tyre (individuale, grupore apo në përgjithësi) në kompetencë ekskluzive të Ministrisë së Drejtësisë, padyshim se gjithë kjo është përgatitur sipas planit paraprak dhe në marrëveshje në mes të kësaj ministrie dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, përkatësisht Shtabit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Kosovë.

Share