“Gjenerali Dikoviq dhe brigada e 37 në Kosovë”

“Gjenerali Dikoviq dhe brigada e 37 në Kosovë”

Dosije_Dikovic-thumb-alNë zonën e përgjegjësisë të brigadës 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë në vitin 1999 në Kosovë janë vrarë rreth 1.400 civilë. Mbetjet mortore të një numri të viktimave janë zbuluar në varrezat masive në Serbi. Me brigadën në atë kohë ka komanduar shefi i tanishëm i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq. As ai e as pjesëtarët e njësisë së tij nuk janë përgjigjur kurrë për ato krime.

Në filmin e Fondit për të Drejtën Humanitare “Lubisha Dikoviq dhe brigada e 37 në Kosovë” janë paraqitur provat mbi prezencën dhe rolin e Ushtrisë së Jugosllavisë në vrasjet masive të civilëve në Izbicë, Qirez, tek Shavarinat, Rezallë dhe fshatrat e tjera të rajonit të Drenicës, e të cilat më parë  janë prezantuar në dosjet “Lubisha Dikoviq” dhe “Rudnica”.

Shumë televizione në Serbi, duke përfshirë edhe serviset publike RTS dhe RTV, kanë refuzuar apo nuk janë përgjigjur në kërkesën për të shfaqur filmin. Për këtë arsye filmi do vendoset në web faqen tonë të martën me 21. Shkurt në orën 11.

Share

Fshehja e mbi 900 trupave në varreza masive në Serbi e padënuar

Fshehja e mbi 900 trupave në varreza masive në Serbi e padënuar

Predstavljanje_dosijea_skrivanje_telaNë datën 31 janar të vitit 2017, Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) e ka prezantuar dosjen e tij të tetë sipas radhës mbi krimet e padënuara dhe kryerësit potencial. Dosja „Largimi i provave mbi krimet gjatë luftës në Kosovë: Operacioni fshehja e trupave“ tregon se si operacioni i fshehjes së trupave të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999 ka qenë i planifikuar dhe i jetësuar si dhe atë se cilat institucione civile, ushtarake dhe policore kanë qenë të përfshira. Qëllimi i dosjes është të tregojë kryerësit e fshehjes së krimeve më të rënda në Kosovë, që qytetarëve të Serbisë t’ua mundësojë shikimin në krimet, të cilat janë bërë në emër të tyre si dhe që të nxis dëshmitarët që të paraqesin njohuritë e tyre mbi këto ngjarje si dhe që të ndihmojnë në hulumtimin e më shumë se njëmijë trupave të civilëve shqiptarë të vrarë gjatë konfliktit në Kosovë.


Share

Dosje: “Largimi i provave mbi krimet gjatë luftës në Kosovë: OPERACIONI I FSHEHJES SË TRUPAVE”

Dosje: “Largimi i provave mbi krimet gjatë luftës në Kosovë: OPERACIONI I FSHEHJES SË TRUPAVE”

UklanjanjeDokaza-enNga viti 2001 e deri më sot, në territorin e Republikës së Serbisë, në katër lokacione janë zbuluar varreza masive me 941 trupa të shqiptarëve të vrarë në Kosovë në vitin 1999, para së gjithash civilë, të cilët kanë pësuar jashtë luftës. Në Batajnicë, afër Beogradit janë zbuluar 744 kufoma të shqiptarëve të Kosovës, në Petrovo Selo së paku 61 trupa, kurse tek liqeni Peruçac (Perućac) varreza masive me 84 trupa. Më pas, në varrezën masive Rudnica janë zbuluar edhe së paku 52 kufoma.

Share

Prezantohet Dosja „Operacioni Reka“

Prezantohet Dosja „Operacioni Reka“

Logo FHPFond për të Drejtën Humanitare (FDH) e ka prezantuar në datën 23 tetor të vitit 2015 Dosjen  „Operacioni Reka“. Dosja krijon një pamje të zhvillimeve të datës 27 dhe 28 prill të vitit 1999, në fshatrat në perëndim të Gjakovës në Kosovë, kur është zhvilluar një operacion i gjerë i përbashkët i Ushtrisë së Jugosllavisë (UJ) dhe i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), me emrin „Operacioni Reka“.Gjatë këtij operacioni, pjesëtarët e forcave serbe kanë vrarë së paku 350 civilë shqiptarë të Kosovës, kurse me mijëra sish janë dëbuar në Shqipëri. Trupat e 309 të vrarëve janë gjetur në vitin 2001 në varrezat e fshehta  masive në periferi të Beogradit. Viktima më e re në moshë e këtij operacioni i ka qenë e moshës 15 vjeçare.

Share