Refuzohet padia për kompensimin e dëmit viktimave të Podujevës

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka ushtruar ankesë ndaj vendimit të Gjykatës Komunale në Beograd, të datës 28 prill 2009, me të cilën refuzohet padia e FDH-së kundër Republikës së Serbisë, e ngritur në emër të familjareve të 14 viktimave shqiptare të krimeve të luftës, të kryera nga pjesëtarët e njësitit rezervë të MPB-së së Serbisë – Shkorpionët.


Share