Paneli shqyrtues ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, me të cilin ka kryesuar gjyqtari Dariusz Sielicki1, pas shqyrtimit kryesor në lëndën Prokurori kundër Zoran Vukotiqit (Vukotiqi II) të ngritur me aktakuzën e Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës të datës 16 maj të vitit 2017 (09/2014), e ka liruar të akuzuarin Vukotiq nga akuzat për krime të luftës kundër popullatës civile2 sipas tri pikave, duke e hedhur aktakuzën sipas së cilës ky ish rezervist i policisë serbe i ka vrarë katër shqiptarë si dhe i ka keqtrajtuar dhe plaçkitur civilët e tjerë shqiptarë.