Gjykata e Apelit në Beograd e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës së Lartë në Pozharevc, me të cilën i akuzuari Boban Petkoviqi për shkak të krimit të luftës kundër popullatës civile ishte dënuar me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej pesë vitesh. Me këtë aktgjykim, Gjykata e Apelit në Beograd ia zvogëlon dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej tri vitesh. Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) konsideron se dënimi në kohëzgjatje prej tri vitesh është jashtëzakonisht i ulët, kurse rrethanat lehtësuese, të cilat Gjykata e Apelit i ka gjetur në favor të të akuzuarit janë të papranueshme nga pikëpamja e drejtësisë për viktimat e krimeve të luftës.
Të hënën me datën 21 nëntor 2014 në Qendrën Mediale në Beograd është mbajtur sesioni i pestë konsultativ në lidhje me zhvillimin e propozimit strategjik për procedimin e krimeve të luftës në Serbi. Takimi i është përkushtuar zhvillimit të propozimit strategjik për procedimin e krimeve të luftës në publik.
Të hënën në 17 nëntor 2014, në Bibliotekën e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) është mbajtur sesioni i katërt konsultativ në lidhje me zhvillimin e Propozimit Strategjik për procedimin e krimeve të luftës në Serbi. Takimi u është përkushtuar mundësisë së zbatimit të përgjegjësisë komanduese dhe krimeve kundër njerëzimit për krimet e kryera në vitet e 90-ta.
Të enjten me 6 nëntor 2014, në Bibliotekën e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) është mbajtur sesioni i tretë konsultativ në lidhje me Propozim Strategjik për procedimin e krimeve të luftës në Serbi. Takimi u është përkushtuar mbrojtjes së dëshmitarëve dhe viktimave të krimeve të luftës.
Te martën me 28 tetor 2014 në bibliotekën e Fondit për të Drejten Humanitare (FDH) është mbajtur sesioni i dytë në lidhje me përpunimin e propozimeve të strategjisë për procedimin e krimeve të luftës ne Serbi. Takimi u është përkushtuar fazës para-gjykimit të krimeve të luftës.
Të enjten më 9 tetor të viti 2014. në Bibliotekën e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) është mbajtur sesioni i parë konsultativ mbi hartimin e propozimit të strategjisë së procedimit të krimeve të luftës në dekadat e ardhshme. Takimi ishte përkushtuar mbështetjes së viktimave dhe dëshmitarëve të krimeve të luftës në Serbi.
Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) e ka prezantuar në datën 30 shtator të vitit 2014 Analizën e procesimit të krimeve të luftës në Serbi në periudhën prej vitit 2004 deri në vitin 2013. Analiza përmban pasqyrimin e praktikës, të të arriturave dhe të problemeve në punën e institucioneve, të cilat janë të angazhuara në Serbi në zbatimin e drejtësisë penale për krimet, të cilat janë kryer gjatë konflikteve të armatosura në ish Jugosllavi si dhe 75 rekomandime për institucionet dhe aktorët e tjerë. Analiza përbënë bazën nismëtare për përpunimin e propozimeve të orientimet strategjik për përpunimin e krimeve të luftës në dhjetëvjetëshin e ardhshëm, të cilat do t’ia dorëzojnë Ministrisë së Drejtësisë së Republikës Serbisë nga fundi i vitit 2014.