Humbjet njerëzore të Serbisë dhe të Malit të Zi në luftërat në Slloveni, Kroaci dhe BeH
Në periudhën nga data 1 janar e vitit 2009, kur FDH ka filluar me dokumentimin e shtetasve të vrarë dhe të zhdukur të Serbisë dhe të Malit të Zi në luftërat në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, në datën përmbyllëse 31 gusht të vitit 2012, hulumtuesit e FDH kanë intervistuar 716 dëshmitarë dhe anëtarë të familjeve dhe i kanë analizuar 7.041 dokumente mbi viktimat, krimet e luftës dhe operacionet ushtarake. Në bazë të analizës së deklaratave të marra dhe të dokumenteve të grumbulluara, hulumtuesit e FDH-së kanë evidentuar, me emër e me mbiemër 1.930 shtetas të vrarë dhe të zhdukur të Serbisë dhe të Malit të Zi.