Izvor: Qendra për Informim e Kosovës – Kosova Information Center
Qendra për Informim e Kosovës – Kosova Information Center
Beograd, 30 maj Komunitetet pakicë që jetojnë në Kosovë kanë deklaruar se ndihen më të sigurtë dhe lëvizin lirshëm pas pavarësisë së Kosovës. Ky konstatim ka dalë nga hulumtimi i fundit i Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd. Sipas hulumtimit serbët dhe të tjerët janë të shqetësuar për mundësitë e vogla të punësimit të tyre. Sipas rezultateve të hulumtimit problemi i integrimit të komunitetit serb qëndron te vetë serbët, të cilët po përballen me presione të vazhdueshme të Beogradit. Pas 17 shkurtit pjesëtarët e kësaj pakice janë nxitur të reagojnë në mënyra të ndryshme, duke braktisur edhe vendet e punës dhe për të mos qenë pjesë e institucioneve në Kosovë.
Në dispozicion në srpski.
KosovaLive
Shpallja e pavarësisë së Kosovës ka ndikuar që serbët t’i braktisin vendet e tyre të punës në institucionet e Kosovës, mirëpo një hap i tillë i tyre është i nxitur nga Qeveria e Serbisë, e cila po ushtron presion mbi ta që të largohen nga puna në institucionet që janë kompetencë e Qeverisë së Kosovës, tregon një raport i Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), me seli në Beograd.
Kosovapress
Punësimi është problem për komunitetet në Kosovë dhe jo lëvizja e lirë dhe siguria, sepse ato lëvizin lirshëm, u tha të enjten në tryezën e rrumbullakët, të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare, Zyra në Kosovë.
Radio Televizion i Kosovës
Të drejtat e pakicave vazhdojnë të shkelen çdo ditë. Institucionet e Kosovës nuk i kanë ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar shkeljen e të drejtave themelore dhe zbatimin e plotë të ligjit mbi përdorimin e gjuhëve dhe ligjit kundër diskriminimit, u tha sot në Prishtinë, me rastin e paraqitjes së raportit të Fondit për të Drejtën Humanitare : “Çështja e sigurisë, punësimit dhe zbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe ligjit kundër diskriminimit në Kosovë”.