FDH Kosovë në bashkëpunim me Programi për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) organizuan një cikël të ligjëratave në shkolla të mesme të Kosovës në lidhje me krimet e luftës në Kosovë
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë në bashkëpunim me zyrën e ICTY në Prishtinë dhe me përkrahjen e Ministrisë së Arsimit te Kosovës, gjatë tetorit, nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2010 kanë organizuar 15 ligjërata në 15 shkolla të Komunave të Kosovës në lidhje me gjykimet para Tribunalit të Hagës për krime të luftës në Kosovë si dhe për regjistrimin emër për emër të humbjeve njerëzore të shkaktuara gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë. Projekti i regjistrimit të humbjeve njerëzore udhëhiqet nga FDH Kosovë.