Me rastin e letrës së dërguar nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut të Preshevës, shefit të diplomacies së BE-së Catherine Ashton, duke protestuar në lidhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë për të mos njohur diplomat e fituara nga Universiteti i Prishtinës në territorin e Republikës së Serbisë, zyrtarët e BE-së për çështjet e Ballkanit Pierre Mirel dhe Gunnar Wiegand, janë përgjigjur se BE-ja u jep një vëmendje të veçantë çështjes së arsimit dhe njohjes së diplomave, si dhe do të inkurajojnë të dyja palët që të arrijnë një marrëveshje në përputhje me standardet evropiane.