Në datën 21 maj të vitit 2015, anëtarët e Këshillit për punë të jashtme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ia kanë paraqitur Dhomës së Përfaqësuesve Rezolutën për rëndësinë e vërtetimit të përgjegjësisë për vrasjen e shtetasve amerikanë Mehmet (21), Agron (23) dhe Yll (25) Bytyqi në vitin 1999 në Serbi. Sponsorët e rezolutës e kanë theksuar se konstatimi i drejtësisë në rastin Bytyqi është thelbësor për përparimin e marrëdhënieve midis SHBA-ve dhe Serbisë.
Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) me keqardhje informon publikun se me 14 maj 2015 në Beograd ndërroi jetë bashkëpunëtori dhe miku shumëvjeçar, avokati Dragoljub Todoroviq.
Që nga fillimi i gjykimeve për krime të luftës në Serbi, Dragolubi në emër të FDH-s i përfaqësonte viktimat dhe familjet e viktimave. Me përpjekje të vazhdueshme për të mbrojtur të drejtat e viktimave, ndihmoi për të vendosur të vërtetën në gjykatë për rrëmbimin në Shtërpce, ekzekutimi mizor i familjes Bogujevci në Podujevë, krimet në Ovçarë, Zvornik, Trnovë … Dragolubi gjatë vitit 1999 dhe 2000 se bashku me një ekip të avokatëve të FDH-s i ka mbrojtur shqiptarët e burgosur paligjshëm nga Kosova në lendet e motivuara politikisht.