Komunikatë e shpikur në emër të Fondit për të Drejtën Humanitare në revistën Pečat
Në revistën Pečat në numrin 276 të 12 korrikut 2013 në rubrikën Agjencia e lajmeve të përzgjedhura nga Pavle Çosiq, është botuar një artikull i titulluar “Fondi për të Drejtën Humanitare dënoi aksionin humanitar të Novak Gjokoviçit” nga autori Pavle Çosiq. Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) thekson se ky tekst është në tërësi i shpikur, dhe se komunikata në të cilën autori thirret, FDH kurrë nuk e ka botuar.