Dhoma e Apelit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavi (GJPNJ) sot e ka sjellë vendimin e prerë kundër ish ndihmësministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB) dhe shefit të Drejtorisë së Sigurimit Publik të MPB-së (DSP) Vlastimir Gjorgjeviqit me ç ‘rast i është ulur dënimi prej 27 vjet në 18 vjet burg.
Dhoma e Apelit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavi (GJPNJ) sot e ka sjellë vendimin, me të cilin është konfirmuar aktgjykimi dënues kundër zyrtarëve më të lartë politik, ushtarak dhe policor të ish Republikës Federative të Jugosllavisë (RFJ) dhe Serbisë – Nikolla Shainoviqit, Nebojsha Pavkoviqit, Sreten Llukiqit dhe Vlladimir Llazareviqit – për deportim, shpërngulje të dhunshme, vrasje, keqtrajtim seksual, ndjekje mbi bazën politike dhe racore si dhe vepra të tjera ndaj civilëve (shqiptarëve në Kosovë) në periudhën prej muajit mars deri në muajin maj të vitit 1999. Dhoma e Apelit, pos Nebojsha Pavkoviqit, fare pak ua ka ulur dënimet të gjithë të dënuarve.
Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka ngritur kallëzim penal me datën 26 dhjetor 2013 kundër Bozhidar Deliq, ish-komandant të Brigadës së Motorizuar 549 të Ushtrisë Jugosllave (BRMO 549 UJ), Radivoj Paravinja, komandant i Grupit luftarak 3 dhe disa pjesëtareve të paidentifikuar e BRMO 549 UJ-ës me dyshimin se kanë kryer krime të luftës kundër popullatës civile në fshatin Landovicë (komuna e Prizrenit) me 26 mars të vitit 1999.
Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) kërkon nga komandanti i xhandarmërisë, Milenko Bozovic dhe nga drejtori i policisë Milorad Veljovic që të shfrytëzojnë mundësitë ligjore dhe të shkarkojnë nga detyra, deri në përfundimin i procedurës, oficerin e xhandarmërisë Vladan Krstovic, të akuzuarin për krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës në Lubeniq me 1 prill të vitit 1999.