Zona e (pa)përgjegjësisë

Zona e (pa)përgjegjësisë

Logo FHPTë hënën, në datën 24 mars, bëhen 15 vite nga fillimi i aksionit sistematik të spastrimit etnik dhe të dhunës ndaj shqiptarëve të Kosovës, të ushtruar nga ana e forcave të armatosura të ushtrisë dhe të policisë serbe gjatë intervenimit të NATO-s në Republikën Federale të Jugosllavisë (RFJ). Fondi për të Drejtën Humanitare (FHP) iu bënë thirrje institucioneve të Republikës së Serbisë që viktimave të krimeve në Kosovë dhe familjeve të tyre t’ua sigurojnë drejtësinë, me procesuimin e të gjithë atyre që janë përgjegjës, pa marrë parasysh pozitën e tyre në kohën e kryerjes së krimeve brenda hierarkisë së atëhershme të pushtetit, por edhe me ofrimin e satisfaksionit të drejtë për vuajtjen dhe pësimet e përjetuara.


Share

Në lidhje me aktgjykimin e Vlastimir Gjorgjeviqit e Dhomës së Apelit të GJPNJ

Në lidhje me aktgjykimin e Vlastimir Gjorgjeviqit e Dhomës së Apelit të GJPNJ

Logo FHP

Dhoma e Apelit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavi (GJPNJ) sot e ka sjellë vendimin e prerë kundër ish ndihmësministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB) dhe shefit të Drejtorisë së Sigurimit Publik të MPB-së (DSP) Vlastimir Gjorgjeviqit me ç ‘rast i është ulur dënimi prej 27 vjet në 18 vjet burg.


Share

Anatomia e përgjegjësisë së institucioneve serbe për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Anatomia e përgjegjësisë së institucioneve serbe për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Logo FHPDhoma e Apelit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavi (GJPNJ) sot e ka sjellë vendimin, me të cilin është konfirmuar aktgjykimi dënues kundër zyrtarëve më të lartë politik, ushtarak dhe policor të ish Republikës Federative  të Jugosllavisë (RFJ) dhe Serbisë – Nikolla  Shainoviqit, Nebojsha Pavkoviqit, Sreten Llukiqit dhe Vlladimir Llazareviqit – për deportim, shpërngulje të dhunshme, vrasje, keqtrajtim seksual, ndjekje mbi bazën politike dhe racore si dhe vepra të tjera ndaj civilëve (shqiptarëve në Kosovë) në periudhën prej muajit mars deri në muajin maj të vitit 1999. Dhoma e Apelit, pos Nebojsha Pavkoviqit, fare pak ua ka ulur dënimet të gjithë të dënuarve.


Share