Prezantimi për regjistrimin e të vrarëve, të rënëve dhe të zhdukurve në Fushë Kosovë/Kosovo Polje

Më shumë se 46 anëtarë të familjeve të viktimave kanë marrë pjesë në prezantimin e të dhënave statistikore për të vrarët, të rënëve dhe të zhdukurve në Fushë Kosovë, të cilin prezantim në këtë komunë me datën 17,09.2009, e ka organizuar Fondi për të Drejtën Humanitare ( FDH ) Kosovë.


Share

Prezantimi i regjistrimit të të vrarëve, të zhdukurve dhe të rënëve i mbajtur në Obiliq

Fondi pёr tё Drejtёn Humanitare (FDH Kosovё) me datёn 18 shtator 2009, nё Obiliq, ka organizuar prezantimin e tё dhёnave tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё zhdukurve nё rajonin e kёsaj komune nё periudhёn e konfliktit luftarak tё vitit 1998/1999. Me kёtё rast tё pranishmëve u ёshtё prezantuar Baza e tё dhënave pёr tё gjitha viktimat e Kosovёs nga kjo pёriudhё kohore poashtu anёtarёt e familjeve tё viktimave kanё pasur rastin qё t’i verifikojnë tё dhënat pёr mё tё afërmit e tyre tё cilat figurojnë nё Bazёn e tё dhënave.

W2

Nё prezantim, i cili ёshtё mbajtur nё sallёn e Kuvendit Komunal tё Obiliqit, tё pranishëm ishin mё shumё se 40 anёtarё tё familjarëve tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё zhdukurve nga territori i kësaj komune.

W3

Zyrtarёt komunal tё komunës sё Obiliqit, e kanё përkrahur nё tёrёsi iniciativën e FDH-sё. Nënkryetari i komunës, Hajriz Bekteshi, nё fjalёn e tij hyrëse u ёshtё falënderuar organizatorёve tё prezantimit si dhe familjarёve pёr pjesёmarrjen e tyre dhe ka theksuar se asnjёherё nuk ёshtё shumё vonё tё ndajmё dhembjen  me viktimat dhe familjarёt e tyre. Nё prezantim kanё qenё prezent edhe njё gazetar nga mediat lokale poashtu edhe njё pёrfaqёsues i KFOR-it.

W4

Nё fund te prezantimit, tё gjithё tё pranishmit i kanё verifikuar tё dhënat tё cilat i posedon FDH-ja  nё Bazёn e tё dhënave, pёr anёtarёt e familjeve tё tyrё tё rёnё. Njё numër i familjarёve tё viktimave i kanё dorëzuar stafit tё FDH-sё fotot dhe kopje tё dokumenteve personale tё anёtarёve tё familjeve tё tyre tё cilёt janё nё listёn e viktimave.

Në linkun e mëposhtëm mundeni të shkarkoni prezantimin komplet të regjistrimit të të vrarëve dhe të zhdukurve në Obiliq.

Share

Prezantimi i regjistrimit të të vrarëve, të zhdukurve dhe të rënëve i mbajtur në Mejë/Meji

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në Mejë ka paraqitur të dhënat për të vrarët dhe të zhdukurit me datën 27.04.1999 në territorin e kësaj pjese të komunës së Gjakovës, kur forcat serbe në luginën e Carragoit kanë vrarë ose ndarë nga kolona e refugjatëve 384 Shqiptarë, ndërsa banorët e tjerë I kanë përndjekur për Shqipëri.


Share

Prezantimi i regjistrimit të të vrarëve, të zhdukurve dhe të rënëve i mbajtur në Gllogoc/Glogovac

Mbi 300 anëtarë të familjeve të vrarëve dhe të zhdukurve në territorin e komunës së Gllogocit/Glogovac kanë marrë pjesë në prezantimin e të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) mbi viktimat nga kjo komunë gjatë periudhës Janar 1998 – Qershor 1999.

Share

Prezentimi i regjistrimit tё tё vrarёve, tё zhdukurve dhe tё rёnёve nё komunёn e Suharekёs/Suva Reka

Pezentimin e parё tё regjistrimit tё tё vrarёve, tё zhdukurve dhe tё rёnёve nё Kosovё gjatё viteve 1998-1999, Fondi pёr tё drejtёn humanitare nё Kosovё (FDH Kosovё) e ka organizuar me datёn 18 prill 2009, nё Suharekё/Suva Reka. Prezentimi i ёshtё kushtuar paraqitjes sё rezultateve tё arritura deri mё tani. Nё ketё prezentim tё pranishёm kanё qenё mё tepёr se 70 familjarё tё viktimave.


Share

Prezantimi i regjistrimit të vrarëve, të zhdukurve dhe të pësuarve i mbajtur në Lipjan

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH Kosovë) prezantoi me datën 11 Korrik 2009. të dhënat për viktimat, të vrarë dhe të zhdukur në zonën e komunës së Lipjanit / Lipljan në periudhën e vitit 1998-1999. Prezantimi në lokalet e Kuvendit Komunal u ndoq nga më shumë se 50 anëtarë të familjes të vrarë dhe të zhdukur.

 

Share

Prezantimi i Regjistrimit të të vrarëve, rënëve dhe të zhdukurve në Rahovec/Orahovac

Të shtunën në Rahovec, Fondi për të Drejtën Humanitare bëri prezan-timin e regjistrimit të të vrarëve dhe të zhdukurve nga komuna e Rahovecit Ishin të pranishëm me këtë rast familjarët e të vrarëve, kryetari i komunës së Rahovecit, Qazim Qeska, si dhe drejtoresha ekzekutive e FDH, znj. Natasha Kandiq.

“Ata e kanë shënuar historinë e Kosovës”, është shprehur Qesku për dëshmorët dhe martirët e shumtë të kësaj ane, duke shtuar se në Kosovën e lirë “dhimbja e juaj po shndërrohet në krenari. Emrat e tyre duhet të shkruhcn dhe të ruhen përjetësisht në historinë tonë”.


Share